Grabitet pika e OSHEE-së tek Pazari i Ri, identifikohen dy të miturit

E Premte 26 Shkurt 2021, 11:47
TiranaPost
Një grabitje ndodhi mëngjesin e sotëm në zyrën e OSHEE-së në Tiranë. Ngjarja ndodhi në pikën e OSHEE pranë rrugës Qemal Stafa, tek Pazari i Ri.
Dy të miturit përdorën një kaçavidë për të hapur derën kryesore dhe vodhën një shumë prej 30 mijë lekësh të vjetër.
Dy të miturit janë identifikuar nga policia përmes kamerave dhe janë shpallur në kërkim.
*Tiranapost.al.