Aktualitet

Gjyqtarja që ILD kërkon ta shkarkojë: Ka një vit që nuk paraqitet në detyrë

Gjyqtarja që ILD kërkon ta shkarkojë: Ka një vit që nuk

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri. ILD konstaton se gjyqtarja nuk paraqitet në detyrë prej një viti.

Emri i gjyqtares Evjeni Sinojmeri është lakuar jo pak në media për shkak të çështjes Gërdeci. Si anëtare e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ajo votoi kundër mbylljes së dosjes së Fatmir Mediut, i cili në kohën e shpërthimit të Gërdecit ishte ministër i Mbrojtjes. Ajo votoi kundër së bashku me gjyqtaren Evelina Qirjako. Dy ish anëtaret e Gjykatës së Lartë mbështetën arsyetimin e Prokurorisë se Rizgjedhja e Mediut si deputet nuk mund të zhvlerësojë autorizimin e Kuvendit për ta ndjekur atë penalisht.

Evjeni Sinojmeri ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku ka mbajtur pozicionin e anëtares se Gjykatës së Lartë nga viti 2001 deri në vitin 2010. Në vitet 2011-2013, zonja Sinojmeri ka punuar si këshilltare e ministrit të Drejtësisë dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Në shkurt të vitit 2018, Sinojmeri u shkëput nga ushtrimi i funksionit pasi mori një leje 2-vjeçare nga KLD për shkëputje të përkohëshme nga detyra. Në mars 2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi një kërkesë të subjektit për zgjatjen e lejes së papaguar.

Skeda e pasurisë:

Gjyqtarja që ILD kërkon ta shkarkojë: Ka një vit që nuk

*Tiranapost.al.