Aktualitet

Gjyqtarja e Elbasanit mohon të ketë hedhur video nga zyra në TikTok: S’kam adresë, postoj foto vetëm me familjen

Gjyqtarja e Elbasanit mohon të ketë hedhur video nga zyra në

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit është kryelajmi i paradites së sotme. Nga disa video të publikuara në TikTok, nga ambientet e punës dhe me muzikë në sfond, gjyqtarja shfaqet duke ecur dhe duke bërë video-selfie. Por Enkeleda Kapedani thotë se nuk ka asnjë rrjet social si TikTok dhe se nuk publikon video në momentet e punës.

Nga videot e publikuara shihet vetë ajo teksa ulet në karrigen e zyrës së Gjykatës, ndërsa gjyqtarja pretendon se janë montuar. ILD ka nisur një hetim disiplinor ndaj saj, ndërsa vetë gjyqtarja ka thënë se do të hetohet rasti që të zbulohet e vërteta.

Për News 24 ajo ka thënë: “Nuk disponoj “Tik-Tok”. Do hetohet rasti qe te zbulohet e vërteta. Ne momentin e duhur do vleresoj rastin dhe do ndjek rrugen ligjore. Nuk publikoj asjehere ne rrjetet sociale foto apo video ne momentet e punes, por vetem për familjen dhe fëmijët. Publikoj rralle foto me familjen dhe fëmijët”.

T'ja ketë postuar dikush tjetër gjyqtares videot? Hetimet kanë nisur.

*Tiranapost.al.