Aktualitet

Gjyqtarja e çështjes së sanitares i kërkon prokurorisë: Hetime të thelluara për raste të tjera në spital

Gjyqtarja e çështjes së sanitares i kërkon

Gjykata e Tiranës i ka kërkuar Prokurorisë të bëjë hetime të tjera të thelluara. Kërkesa vjen nga gjyqtarja e çështjes, pas skandalit me sanitaren Tire Alldervishi, e cila u hoq si infermiere duke i zhvatur para në mënyrë të vazhdueshme vajzës së një pacienteje të shtruar me Covid në Spitalin Shefqet Ndroqi deri kur ajo ndërroi jetë.

Sanitarja mori masën e arrestit me burg, ndërsa dy avokatet e 58 vjeçares kërkuan masë lehtësimi duke pretentuar se Alldervishi kishte probleme psikologjike dhe si e prekur nga koronavirusi.

Gjyqtarja i ka kërkuar prokurorit Bledar Valikaj që të bëhen hetime të tjera të thelluara, nëse kemi të bëjmë me një skemë zhvatje të përdorur në raste të tjera në këtë spital. Sipas mediave televizive, ka pasur raste të tjera denoncimesh për mashtrime.

Skandali i publikuar dy ditë më parë, tregonte se sanitarja e spitalit u hoq si infermiere ndaj Eltjana Sinanajt, të cilës pretendohet se i ka marrë një shumë prej 8 milionë lekësh në mënyrë të vazhdueshme duke i thënë se do kujdesej për nënën e saj të shtruar me Covifd.

Gjyqtarja e çështjes së sanitares i kërkon

Gjyqtarja e çështjes së sanitares i kërkon

Në bisedat e publikuara në WhatsApp lexohet nëna e të ndjerës dhe sanitares duke thënë se paratë do shpërndahen edhe mes mjekëve të tjerë, por kjo mbetet e paqartë. Ka pasur një reagim nga spitali Shefqet Ndroqi, për distancim ndaj akteve të tilla.

*Tiranapost.al.