Gjykata në Romë kthen në Itali edhe grupin e dytë të emigrantëve që mbërritën në Shqipëri
E Hënë 11 Nëntor 2024, 18:19
TiranaPost
Gjykata e Romës ka rikthyer në Itali edhe grupin e dytë të emigrantëve që erdhën javën e kaluar në qendrën e Gjadrit.
Kjo sepse Seksioni i imigracionit në gjykatën e Romës ka çuar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë çështjen e emigrantëve.
Shtatë emigrantët do të duhet të kthehen në Itali në pritje të vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
“Procedura e vlefshmërisë, u pezullua sepse duhet pritur vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për pyetjet paraprake të propozuara edhe në lidhje me dekretin për “vende të sigurta”, thuhet ndër të tjera në dokument.