Aktualitet

Gjykata lë në burg ish-zyrtaren Alda Klosi! Akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie

Gjykata lë në burg ish-zyrtaren Alda Klosi! Akuzohet për pastrim

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-zyrtaren Alda Klosi.

Klosi momentalisht ndodhet e shtruar në QSUT për shkak të problemeve shëndetësore.

Më herët, në ambientet e spitalit në QSUT-së u paraqit dhe avokati Klosit, Ilirjan Muho si dhe gjyqtari Arben Micko dhe prokurorja e çështjes, për procedurat e ndjekura në këto raste.

Prej ditës së shtunë ish-zyrtarja Alda Klosi është shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake. Ajo u shtrua një ditë pasi u arrestua nga policia nën akuzën për pastrim parash, mosklarim e fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para grupit hetimor.

Arrestimi i Klosit erdhi pasi pastruesja Rozeta Dobi që vodhi paratë në shtëpitë e saj pranoi të bëhet e penduara e drejtësisë, duke pranuar se ka marrë nga shtëpia e ish zyrtares 520 mijë euro plus sendet me vlerë.

Tiranapost.al