Aktualitet

Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' gjyqtaren Enkeleda Hoxha: Të ankohet në KPA

Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' gjyqtaren Enkeleda Hoxha: Të

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar ankimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, e cila kërkoi anulimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqsore që i hoqi statusin e magjistratit.

Gjykata Kushtetuese është shprehur se ky ankim duhet të bëhet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi është KPA institucioni që i shqyrton këto ankime.

Gjyqtarja Enkeleda Hoxha u shkarkua nga detyra pasi u arrestua nën akuzat për korrupsion. Sipas KLGJ-së, gjyqtarja shpërdoroi detyrën dhe shkeli ligjin duke liruar nga burg, subjekte kriminale, mes tyre hekuran Billën, i cili u vra në një atentat të vitit të kaluar tek Komuna e Parisit në Tiranë.

*Tiranapost.al.