Aktualitet

Gjykata e Tiranës pushon akuzën për 5 të arrestuarit e çështjes “Toyota Yaris”

Gjykata e Tiranës pushon akuzën për 5 të arrestuarit e

Gjykata e Tiranës ka pushuar akuzën për 5 nga 6 personat e dyshuar për çështjen “Toyota Yaris”, të cilët akuzohen për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina ‘Toyota Yaris’, në qershor 2018.

Akuza është pushuar për Alfred Vladin, Edi Likën, Agim Cekën, Alban Mollaymerin dhe Klevi Canin. Pjesë e këtij grupi të akuzuarish është dhe Ervis Vladi.

Vendim i Gjykatës së shkallës së parë nuk është pranuar nga Prokuroria e cila e ka rikthyer çështjen në Apel.

Në qershor të vitit 2018 u sekuestruan në dy makina ‘Toyota Yaris’ të cilat vinin nga jashtë shtetit në Portin e Durrësit, 3 milionë e 470 mijë euro.

Pas shkrirjes së Krimeve të Rënda dosja kaloi në rrethe, por nuk u bë pjesë e dosjeve të SPAK, pasi më parë ishte rrëzuar akuza e "grupit të strukturuar kriminal".