Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Lefter Kokës, nuk pranon bashkimin e dosjeve për inceneratorët

E Mërkurë 18 Janar 2023, 14:14
TiranaPost
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit Lefter Koka për bashkim të dosjeve të inceneratorëve për të cilat po gjykohet.
Avokati i Kokës kërkoi gjatë seancës që të bashkohen dosjet e çështjeve për Inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Ish-ministri, akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij janë lëshuar dy masa sigurie “arrest në burg”.
Koka u arrestua fillimisht i akuzuar për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit, ku dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro. Gjithashtu, SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në inceneratorin e Elbasanit.