Aktualitet

Gjykata e Lartë rikthen në burg Lulzim Berishën, ish-kreun e bandës së Durrësit

Gjykata e Lartë rikthen në burg Lulzim Berishën, ish-kreun e

Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë lirimin me kush për Lulzim Berishën, duke kërkuar rikthimin e tij në burg. Lulzim Berisha është dënuar në jana të 2012 me burgim të përjetshëm i akuzuar për disa krime të rënda si kreu i bandës së Durrësit. Banda e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit e Arjan Pajës; Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames.

Më 16 korrik 2014, Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin për burgim të përjetshëm, duke e dënuar Lul Berishën përfundimisht me 25 vjet burg.

Dhjetor 2016, gjyqtarët e Apelit në Durrës liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim. Vendimi solli një reagim të fortë edhe nga përfaqësitë diplomatike të SHBA-BE në Shqipëri.