Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për pezullimin e dënimit të tij

GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për pezullimin

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën për pezullimin dhe shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për dënimin e tij me dy vite burg.

Sipas News 24 kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit është dorëzuar nga avokati i ish-kryeprokurorit, për shkak të gjendjes shëndetësore të këtij të fundit.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg. Ai ndodhet në arrati.