GJKKO lë në burg Lefter Kokën, por e lejon të dalë vetëm për arsye shëndetësore

E Premte 25 Nëntor 2022, 11:03
TiranaPost
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-ministrin Lefter Koka. Kërkesa e tij për t`u gjykuar në liri është hedhur poshtë për të disatën herë. Në vendimin e fundit i është dhënë mundësia të mund të dalë nga burgu sa herë të jetë e nevojshme, për arsye shëndetësore dhe vizita.
Prej disa kohësh, Koka ka shfaqur probleme shëndetësore.
Kujtojmë se Lefter Koka akuzohet nga SPAK për çështjen e inceneratorëve.