Aktualitet

Gledis Nano përjashton policen për mungesë etike!

Gledis Nano përjashton policen për mungesë etike!

Gjithçka nisi nga një postim në Instastory, ku policja nga Elbasani Anisa Kostani, shpërthen ndaj mediave, që, sipas saj, nuk vlerësojnë punën e Policisë (duke marrë shkas nga ngjarja më e fundit në këtë qytet, ku dy ditë më parë u vra në Elbasan Madrit Ulqinaku).

Gledis Nano përjashton policen për mungesë etike!

“Shkrimet e tyre nuk shpalosin gjë tjetër veç inat personal dhe injorancë; I keni pas profesorat Don Juan-a që ju kanë dhënë shkollën; Zero vrasje, zero plagosje vetëm në parajsë ka, - nëse e keni me qejf, jeni të lirë të shkoni, por kujdes mos digjeni në ferr rrugës!”

Gledis Nano përjashton policen për mungesë etike!

Ishin këto vetëm disa prej etiketimeve aspak brenda një logjike të një funksionareje shtetërore, për më tepër të prezantuar me uniformën e Policisë e posaçërisht edhe me gradën Nënkomisar që çuan sot në reagime masive në rrjet të qytetarëve por dhe mediave, reagime të cilat ndërgjegjësuan edhe kupolën e Policisë për të marrë masën ndëshkimore ndaj oficeres së Elbasanit.

Gledis Nano përjashton policen për mungesë etike!

Sot oficerja e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani përfundoi me pezullimin nga detyra nga drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano për mungesë etike dhe shkelje të kompetencave të saj. Gledis Nano përjashton policen për mungesë etike!

“Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Për sa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave””, thuhet në njoftimin e Policisë për rastin.

Gledis Nano përjashton policen për mungesë etike!

Policia po ashtu kujdeset të sqarojë se, “mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun”.

Gledis Nano përjashton policen për mungesë etike!

Por, ama, duhet thënë që policia nuk duhet trajtuar më si një vend pune dhe as si show, por të ketë njerëz që trajnohen e specializohen për të ofruar sigurinë në parametrat e kërkuar.