Aktualitet

Gazi në gjenerator asfiksoi tre minatorët në minierën e Martaneshit. Një prej tyre në gjendje të rëndë

Gazi në gjenerator asfiksoi tre minatorët në minierën e

Janë publikuar detaje të reja pas ngjarjes në minierën në Martanesh, ku pas shembjes së galerisë brenda në minierë, tre minatorë janë lënduar. Sipas policisë së Bulqizës, një prej minatorëve, Shyqyri Elezi, i moshës 50 vjeç ka qenë duke salduar brenda në galeri me gjenerator.

Por për shkak të gazit të çliruar, ai ka pësuar asfiksim. Për ta ndihmuar kanë shkuar dy minatorë të tjerë, Murat Hidri dhe Andi Jauri të cilët gjithashtu janë asfiksuar.

Të 6 minatorët që ndodheshin brenda në kohën e ngjarjes janë nxjerrë nga galeria dhe janë dërguar në spital. Shyqyri Elezi është minatori cili është dërguar me helikopter drejt spitalit të Tiranës për shkak të gjendjes se rënduar.

Gazi në gjenerator asfiksoi tre minatorët në minierën e

Ndërkaq, drejtori i spitalit të Bulqizës, Haziz Jella ka informuar se dy minatorët e tjerë po marrin trajtim mjekësore dhe janë në gjendje të stabilizuar.

“Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë asfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore. Shtetasit e lartpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes”.

*Tiranapost.al.