Aktualitet

Gazetarja italiane zbulon skemë e “zhdukjes’’ së biznesmenit Italian Davide Pecorrellit: Qëndronte në një ishull

Gazetarja italiane zbulon skemë e “zhdukjes’’ së

Sipërmarrësi italian Davide Pecorelli u shpall i zhdukur prej muajit janar, pas mbërritjes në Shqipëri. Gazetarja italiane 'La Nazione' Erika Pontini e cila zbuloi se biznësmeni Italian është gjallë ka deklaruar për Report Tv se Pecorrelli u gjet në një ishull rastësisht nga karabinierët.

Atij ju prish gomonia që kishte marrë me dokumente falsedhe kështu u zbulua. Aktualisht në Itali Pecorelli është një njeri i lirë dhe mbi të nuk rëndon asnjë akuzë. Gazetarja italiane Pontini zbuloi nga të dhënat e deritanishme Pecorelli është zhdukur pasi kishte borxhe ndaj bizneseve që kishte në Itali.

“Dje zbuluam se së shpejti Davide Pecorreli do të kthehej në shtëpi. Prej disa javësh ishte zbuluar nga hetimet se pista e vrasjes së Shqipëri po fillonte të binte dhe dukej më shumë si një stimulim dhe jo si diçka që kishte ndodhur vërtet. Dhe hetuesit italianë kishin gjetur prova se Pecorreli ishte gjallë dhe nuk kishte vdekur i vrarë në makinën e djegur në Shqipëri.

Dje pasdite ne zbuluam këto informacione që Pecorelli kishte rrezikuar të mbytej me varkën e tij afër ishullit të Montekristos që është një ishull i mbrojtur nga autoritetet në arkipelagun toskan që për më tepër nuk lejohen vizitat e askujt në këtë ishull për arsye turizmi. Ne mësuam se po dje Pecorelli kishte marrë me qira një gomone në ishullin e Xhilios që është një zonë turistike dhe ishte nisur drejt ishullit të Montekristos. Për më tepër mbi këtë ishull ka një legjendë për një thesar të fshehur nga murgjit që jetonin aty”, tha ajo.

E pyetur nëse është zbuluar arsyeja pse ai ndodhej në atë ishull,Erika Pontini është përgjigjur: Nuk dihet se përse ishte aty. Motori i gomones së tij u prish ndërkohë dhe në po punojmë për të zbuluar sa më shumë detaje mbi këtë çështje. Pecorellin e gjetën dhe e ndihmuan karabinierët të komandos komunale të Grosetos që janë të vetmit që jetojnë në atë zonë.

Pra e gjetën atë e ndihmuan të dilte ën breg bashkë me varkën dhe e morën të flinte me të na kazermë. Këtë mëngjes u identifikua në portin e Piombinos ku dhe u shoqërua por që dje në darkë ai vetë u identifikua me emrin e vërtetë Davide Pecorreli. Ndërkohë që gomonja ishte marrë me qira me një identitet të rremë dhe më shumë gjasa me dokumente false.

Tiranapost.al