Gazetari Enver Robelli ironizon me filmin 'The Terminal' me Tom Hanks, rastin e tenistit serb Djokoviç

Ditën e djeshme i është anuluar viza tenistit serb, Novak Djokovic, teksa ishte në pritje në aeroportin australian, pasi nuk paraqiti prova të vaksinimit dhe nuk kishte prova të një përjashtimi të vlefshëm mjekësor.
Kryeministri australian Scott Morrison deklaroi se: Hyrja me vizë kërkon vaksinim të dyfishtë ose një përjashtim mjekësor. Një përjashtim i tillë nuk ishte në fuqi dhe si rezultat, ai i nënshtrohet të njëjtave rregulla si gjithë të tjerët."
Mediat kanë shkruar se kampioni 9 herë i Australia Open, i cili nuk do të marrë pjesë këtë vit do të apelojë vendimin për dëbimin e tij në një seancë apeli e cila është vendosur ditën e sotme.

Djokovic ende nuk ka bërë asnjë reagim në rrjete sociale, ndërsa babai i tij është shprehur për një mediat serbe se djali i tij po mbahet peng nga zyrtarët australianë dhe po strehohej në një dhomë ku askush nuk mund të hyjë, dhe po monitorohet nga dy roje.
"Nuk e kam idenë se çfarë po ndodh. Ata po e mbajnë djalin tim rob për pesë orë," tha Srdjan Gjokovic në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik, sipas B92. "Kjo është një luftë për botën liridashëse, kjo nuk është vetëm një luftë për Novakun, por një luftë për të gjithë botën! Nëse nuk e lënë të shkojë për gjysmë ore, do të mblidhemi në rrugë”.
Novak Djokoviç po udhëtonte drejt Australisë për të marrë pjesë në Australia Open, kompeticion i tenisit ku ai është shpallur nëntë herë kampion, dhe është kampioni në fuqi, por mesa duket pandemia dhe moszgjedhja e vaksinës nuk do ta lejojnë Djokoviç të mbrojë titullin.

Gazetari kosovar Enver Robelli që jeton e punon në Zyrih me nota humori e ironie ka bërë një krahasim me filmin e famshëm të Tom Hanks "The Terminal". Ku Viktor Navorski, protagonisti i filmit ngec në një aeroport kur një luftë shpërthen në vendin e tij. Ai detyrohet nga zyrtarët të qëndrojë në aeroport derisa të konfirmohet identiteti i tij origjinal.
Tiranapost.al