Aktualitet

Gazetarët rikthehen në Parlament. Do qëndrojnë në lozha

Gazetarët rikthehen në Parlament. Do qëndrojnë në lozha

Që nga dita e enjte, gazetarët do të rikthehen në sallën e Kuvendit. Konferenca e kryetarëve vendosi që prej të enjtes gazetarët do qëndrojnë në lozhat e sallës së seancës plenare.

Prej më shumë se një viti gazetarët u detyruan të qëndrojnë jashtë sallës së seancave për shkak të pandemisë COVID-19.

Parlamenti transmetohej me regji qendrore dhe gazetarët kishin mundësi për të ndjekur deputetët vetëm nga jashtë sallës.

Një grup gazetarësh takuan kryeparlamentaren Lindita Nikolla për t`i kërkuar rishqyrtim të kësaj cështje duke sqaruar se shumë nga momentet e seancave parlamentare, një reagim, një gjest, një detaj, u shpëtonte duke qenë se regjia qëndrore shfaqte vetëm një pamje të kufizuar të sallës.