Gazeta qeveritare iraniane: Dronët e hekurt të Iranit mund të synojnë lehtësisht kampin e MEK në Shqipëri

“Dronët e hekurt të Iranit mundet të synojnë lehtësisht bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”! Ky është titulli i një portali iranian, i cili citon një gazetë qeveritare iraniane.
‘Kapacitetet e dronëve apo raketave të Iranit nuk janë të kufizuara në zonën gjeografike të vendeve fqinje; përkundrazi, Irani gëzon aq shumë aftësi në sektorin e hapësirës ajrore, veçanërisht në fushën e dronëve, saqë mund të synojë lehtësisht bazën e MEK në Tiranë. Irani ka dronë të fshehtë vetëvrasës dhe luftarak që mund të udhëtojnë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin’, shkruan media iraniane.
Gazeta qeveritare e Iranit duke cituar Ministrinë e Inteligjencës shkruan se opozita MEK e strehuar në Shqipëri, ka rolin e saj në protestat masive të ditëve të fundit në disa qytete të Iranit.