Aktualitet

Foto/ Zjarr në drejtorinë arsimore të Fierit, dyshohet se është vënë me qëllim

Foto/ Zjarr në drejtorinë arsimore të Fierit, dyshohet se

Punonjësit e zyrave të Drejtorisë Arsimore në qytetin e Fierit janë evakuuar për shkak të flakëve që përfshinë një pjesë të godinës. Sipas dyshimeve të para zjarri është vënë qëllimisht, nga dy persona të cilët kanë hedhur benzinë dhe më pas e kanë ndezur.

Zjarri ka ndodhur në katin e dytë të godinës dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Foto/ Zjarr në drejtorinë arsimore të Fierit, dyshohet se

Në njoftimin paraprak policia nuk jep shumë informacione mbi shkaqet e plota, teksa thuhet se shërbimi zjarrfikës po punon për të shuar flakët.

‘Sot rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier, në katin e dytë ka rënë zjarr. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty. Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve’.

*Tiranapost.al.