Aktualitet

Foto të rënda: Qeni endacak kafshon fëmijën 10 vjeçar, babai tregon momentin. Por aktivistët kanë merakun e sterilizimit

Foto të rënda: Qeni endacak kafshon fëmijën 10

Një fëmijë 10 vjeçar është kafshuar nga një qen endacak në një zonë periferike të Tiranës, dhe pal plagëve të marra është dërguar menjëherë në spital. I ati i fëmijës Odise Koka ka denoncuar rastin pranë institucioneve vendore, të cilat merren me trajtimin e qenve endacakë të qytetit.

Foto të rënda: Qeni endacak kafshon fëmijën 10

Foto të rënda: Qeni endacak kafshon fëmijën 10

Foto të rënda: Qeni endacak kafshon fëmijën 10

Babai i 10 vjeçarit tregon se djali i tij ishte duke luajtur me shokët e lagjes në rrethinat e zonës, kur qeni agresiv i llojit Pitbull e ka sulmuar. Odise Koka shprehet se dëmi fizik e emocional për djalin dhe familjen e tij është shumë i madh dhe kërkon nga institucionet që të merren masa për kapjen e këtyre rasteve agresive. Ai tregon se nuk është normale që në vitin 2021 të flitet akoma për qen që sulmojnë fëmijët në mes të qytetit.

Nga ana tjetër, mësohet se nga Bashkia e Tiranës qeni është kapur dhe sterilizuar, një procedurë që aplikohet për qentë në rrugë prej disa vitesh. Por kjo situatë ka sjellë pakënaqësi mes aktivistëve në mbrojtje të kafshëve, të cilët protestojnë para Bashkisë së Tiranës mbi kapjen e qenit pasi kafshoi të miturin.

Foto të rënda: Qeni endacak kafshon fëmijën 10

Me gjasë, qeni i racës Pitbull është braktisur nga pronari i cili e ka lënë të lirë në rrugë, ndërkohë që qen të kësaj race janë tepër agresiv, po ashtu të racës Rottweiler. Ky fenomen i braktisjes është kthyer në shqetësim për banorët e lagjeve në Tiranë, për shkak të sulmeve me kafshime ndaj qytetarëve.

Foto të rënda: Qeni endacak kafshon fëmijën 10
Rottweiler.
Foto të rënda: Qeni endacak kafshon fëmijën 10
Pitbull

Ju kur lexoni këtë artikull me kë jeni? Për kapjen e sterilizimin e qenve endacak, apo për lirinë e tyre me çmimin që një fëmijë apo dhe një i rritur të jetë pre e një kafshimi të tillë?

*Tiranapost.al.