Aktualitet

Foto/ Nga takimet me banorë tek mbledhja me familjen. Si po e kalojnë këtë të diel politikanët?

Foto/ Nga takimet me banorë tek mbledhja me familjen. Si po e kalojnë

Jemi pak javë larg zgjedhjeve të 25 prillit. Fushata zgjedhore nuk ka nisur ende zyrtarisht, por drejtues në qarqe, deputetë nga qeveria por edhe opozita vijojnë takimet me banorë të qyteteve dhe njësive për të folur me ta.

Moti me diell dhe temperatura të larta ka bërë që sot lëvizjet kryesisht në kryeqytet të jenë më të shumta, ndonëse nën kujdesin për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka postuar një foto me dy vajzat e saj nga një park në Tiranë. Ajo shkruan: Gjërat më të vërteta i mëson nga fëmijët.Më herët ajo ishte live në qendrën e vaksinimit në Air Albania.

Foto/ Nga takimet me banorë tek mbledhja me familjen. Si po e kalojnë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka postuar një foto nga Paskuqani. Ajo shkruan: Ditë me diell me goca dhe çuna të Paskuqan.

Foto/ Nga takimet me banorë tek mbledhja me familjen. Si po e kalojnë

Ministrja e Arsimit Evish Kushi, pas shërimit nga koronavirusi ka postuar foto teksa ka dalë për të shijuar rrezet e diellit pranë Parkut Rinia në Elbasan.

Foto/ Nga takimet me banorë tek mbledhja me familjen. Si po e kalojnë

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka përfituar nga rasti për të rikujtuar se hyrja në muze dhe parqe arkeologjike të dielave është falas: Sot është e diela e fundit e muajit dhe hyrja në muze dhe parqe arkeologjike është falas. Shijoni këtë ditë pranvere me familjen në harmoni me natyrën dhe trashëgiminë kulturore!

Foto/ Nga takimet me banorë tek mbledhja me familjen. Si po e kalojnë

Jorida Tabaku nga PD, gjithashtu doli sot të shijojë motin pranveror. Nga story që ka hedhur duket se ajo ndodhet në një lokal të kryeqytetit.

Foto/ Nga takimet me banorë tek mbledhja me familjen. Si po e kalojnë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka postuar foto nga takimet me banorë të njësisë 7 nga zona e NSHRAK-ut. Ajo shkruan: Nga njerëzit e thjeshtë të punës tek #Njësia7 në zonën e NSHRAK-ut falenderohemi për aplikimin e TVSH ZERO për biznesin e tyre të vogël. Në programin e ri të #PS ka edhe më shumë mbështetje për këto sipërmarrje për t'i dhënë edhe më tepër frymëmarrje iniciativave të biznesit.

Foto/ Nga takimet me banorë tek mbledhja me familjen. Si po e kalojnë

Presidenti Meta ka postuar foto nga Sauku, ai shkruan: Një paradite frymëzuese me çunat e Saukut.

Foto/ Nga takimet me banorë tek mbledhja me familjen. Si po e kalojnë

Ndërkaq, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj prezantuan finalistët në kuadër të programit ‘Deputeti që duam'.

Foto/ Nga takimet me banorë tek mbledhja me familjen. Si po e kalojnë

Lulzim Basha shfaqet në foto në Instagramin e Aurelës, duke udhëtuar me makinë. Bashkëshortja e Bashës shkruan: Një pasdite të këndshme të gjithëve.

Foto/ Nga takimet me banorë tek mbledhja me familjen. Si po e kalojnë

Ditmir Bushai ka zgjedhur këtë mënyrë si të shijojë diellin dhe natyrën.

Foto/ Nga takimet me banorë tek mbledhja me familjen. Si po e kalojnë

Damian Gjiknuri ka postuar foto nga Vlora, ku shihet dhe shëtitorja e re.

Foto/ Nga takimet me banorë tek mbledhja me familjen. Si po e kalojnë

*Tiranapost.al.