Aktualitet

Foto/ Mbërrijnë në Rinas 100 mijë vaksina, Rama: Me vonesë nga tentativa çmendurake e bllokimit të fushatës

Foto/ Mbërrijnë në Rinas 100 mijë vaksina, Rama: Me

Kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit 100 mijë vaksinat kineze anti-Covid të cilat do të mbërrinin një ditë më parë, por për shkak të bllokimit të punës nga kontrollorët e AlbControl dërgesa u shty për ditën e sotme.

Foto/ Mbërrijnë në Rinas 100 mijë vaksina, Rama: Me

Foto/ Mbërrijnë në Rinas 100 mijë vaksina, Rama: Me

Rama ka postuar video live nga mbërritja e avionit Air Albania në Rinas dhe ku po bëhet transporti i kutive me vaksina, ndërsa shkruan: Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid. Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë.

Sot në Rinas do të nisin fluturimet, vetëm ato esenciale, pasi kanë mbërritur kontrollorë nga Turqia.

*Tiranapost.al.

*Tiranapost.al.