Aktualitet

Foto/ Ky është vrasësi i dyshuar i 27 vjeçares shqiptare në SHBA: Ishin të lidhur

Foto/ Ky është vrasësi i dyshuar i 27 vjeçares shqiptare

Benjamin Robert Williams, i njohur gjithashtu si "Bambi", dyshohet për vrasjen e 27 vjeçares shqiptare në SHBA. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të shtunës në Florida.

Sipas mediave amerikane, Benjamin Williams kishte një lidhje me Joana Pecën, madje kishin dhe një fëmijë, ndërsa 27 vjeçarja kishte dhe një fëmijë tjetër.

Foto/ Ky është vrasësi i dyshuar i 27 vjeçares shqiptare

Ajo u gjend e pajetë nga policia brenda makinës dhe pranë saj ndodheshin dy fëmijët, të cilët fatmirësisht janë të palënduar por të tronditur nga ngjarja.

Foto/ Ky është vrasësi i dyshuar i 27 vjeçares shqiptare

Foto/ Ky është vrasësi i dyshuar i 27 vjeçares shqiptare

NyPost shkruan se e reja me origjinë nga Gjirokastra është qëlluar disa herë me plumb në fytyrë. Lidhur me autorin e dyshuar, policia lokale thotë se ai është i lidhur me disa hetime të hapura për vrasje.

Foto/ Ky është vrasësi i dyshuar i 27 vjeçares shqiptare

Një shpërblim prej 5 mijë dollarësh po ofrohet për informacion në lidhje me të dyshuarin, që policia e përshkruan si të rrezikshëm dhe të armatosur.

Sipas mediave, e reja shqiptare kishte emigruar prej vitesh në SHBA. Ndërsa sipas raportimeve nga mediat shqiptare, 27-vjeçares i vranë babain në Shqipëri në vitin 1996, mes dyshimese se ishte përfshirë në trafik të drogës.

*Artikulli i NyPost përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.