Aktualitet

Foto/ Grabitet farmacia pranë Sami Frashërit në Tiranë: Autori dyshohet se kishte pistoletë lodër

Foto/ Grabitet farmacia pranë Sami Frashërit në Tiranë:

Një farmaci pranë shkollës Sami Frashëri në Tiranë është grabitur. Autori i grabitjes ka arritur të parë një shumë parash në pjesën e banakut ndërsa dyshohet se ka përdorur armë lodër për të trembur farmacisten.

Nuk dihet nëse ai ka bashkëpunëtorë të tjerë, por brenda farmacisë ka hyrë dhe ka vepruar i vetëm. Policia ka ngritur disa pika kontroli për të kapur autorin. Ndërkaq janë sekuestruar kamerat e sigurisë brenda farmacisë dhe tek bizneset përreth. Mediat kanë publikuar foton e shkëputur nga kamera e sigurisë brenda farmacisë ku shihet i maskuar me kapuç, maskë dhe bluze ngjyrë gri, ndërsa në dorë mban një armë e dyshuar si lodër.

Dyshohet se autori është njëjti person që kreu grabitjen të Kredo.al në rrugën Bardhyl me 21 janar, si dhe grabitjen e një farmacie në rrugën “Zhan D’ark” më 23 janar.

*Tiranapost.al.