Foto dhe video/ Besimtarët myslimanë falin namazin në sheshet kryesore të vendit
E Mërkurë 10 Prill 2024, 08:52
TiranaPost
Besimtarë myslimanë falën mëngjesin e sotëm namazin. Disa foto nga disa qytete të vendit i gjen më poshtë.
Në Vlorë, falja është kryer në sheshin e 'Flamurit', nën drejtimin e myftiut të Vlorës, Armand Asllani.
Në Krujë falja është kryer në dy stadiumet e qytetit.
Besimtarët myslimanë në Berat kanë falur sot Fiter Bajramin në Pedonalen e qytetit.
Në Fier, Shkodër, Durrës, Berat, Elbasan, Lushnje, Korcë dhe Tiranë gjithashtu besimtarët janë falur në shesh.
Berat
Tiranë
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit solidarizohen me ata që kanë më pak.