Aktualitet

Flet nëna e autorit të vrasjes në Fier: Duheshin me kokë, nusen e kisha rritur vetë

Flet nëna e autorit të vrasjes në Fier: Duheshin me kokë,

Mamaja e autorit të krimit të rëndë në Fier ka treguar se i biri me nusen duheshin shumë dhe nuk e dinte si kishte agravuar konflikti deri në vrasje.

Për mediat ajo ka thënë se e ndjen dhimbjen njësoj si familja e vajzës, pasi Sabrinën e kishte rritur vetë. Duke shtuar se i biri me Sabrinën ishin takuar pasi ai kishte dalë nga burgu, madje dhe kur ndodhej në burg komunikonin me anë të telefonit.

Mbrëmjen e djeshme 23-vjeccarja Sabrina Benga u vra me armë nga ish bashkëshorti Elton Metaj teksa ishte duke darkuar në shtëpinë e prindërve të saj.

Flet nëna e autorit të vrasjes në Fier: Duheshin me kokë,

“E mora vesh, nuk jam në gjendje të mirë. Më ka bërë hatanë. Unë s’kam bërë 40 ditë të babait. Varrosa babanë, varrosa vëllain. Me ne rrinte, nuk kuptohej fare që do ta bënte. Policia erdhi dhe kontrolloi. Kishte nja dy muaj që kishte dalë nga burgu, mbaroi dënimin.
Sa qe në burg, nuk e kam takuar vajzën e vogël. Ata duheshin dhe duheshin me kokë, nuk e prisja të ndodhte kjo. Më vjen shumë keq sepse e rrita vetë, si për atë si për tim bir, se mua më ka ikur dhe im bir me të.

Kanë të drejtë dhe për hakmarrje. Përzihem me familjen e vajzës dhe unë. Është njësoj dhimbja si ata, se e mora 13 vjeç vajzën. E ka shteti në dorë. Flisnin dhe në telefon. Pas daljes nga burgu ishin takuar, i nxori çupën ajo. E vini veten në vendin tim, dhe aty flisni. Çe dua jetën më unë. Unë nuk e kam takuar Sabrinën. Dhimbja është e njëjtë si për ata, si për mua. Më vjen shumë keq. Nga policia e morëm vesh, erdhën në shtëpi. I mori vetë çuni në telefon, i tha jam në filan vend, do vetëvritem. Mori të atin në telefon dhe tha do vetëvritem, nuk e dua më jetën. Armën se kush ia ka dhënë. Asnjë nuk mbajmë si fis, gjallë në botë armë në shtëpi.

Të përgjigjet ai që ia ka dhënë. Di kaq, ai e donte të shoqen, e donte me kokë. Po ta dija do e merrja në telefon do i thosha fshihu, nuk do ndodhte kjo. Çdo prind e mbron fëmijën e vet, por puna është se më bëri hatanë. Ça të them, ja vete unë, më qas familja. Dhe unë të njëjtën gjë do bëja, të më vriste çupën, do qasja njerëzit e dhëndrit. Më vjen shumë keq, dhimbja është tek të dyja palët. E kisha si çupë, e rrita vetë, shkonim..sikur të këmbenim një fjalë. Se si erdhi kjo papritur, kush ia mbushi mendjen, e morën në qafë. Shkonin, edhe duheshin”, tha nëna e autorit.