Aktualitet

Flasin të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci: Ndodhi brenda një minute

Flasin të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci: Ndodhi brenda një

Pas aksidentit tragjik në Kroaci të autobusit Frankfurt-Prishtinë ku mbetën 10 viktima, kanë folur disa nga të mbijetuarit që rrëfejnë tmerrin e atyre minutave.

“E gjitha ndodhi brenda një minute. Vetëm kur kemi parë që është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë një prej pasagjerëve të mbijetuar për mediat.

“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë mirë”, ka thënë një tjetër pasagjer që sqaron se të paktën të lënduarit janë jashtë rrezikut.