Fjalimi i Ramës në OKB, kryefjalë sulmet kibernetike: Çfarë duhet bërë që të mbrojmë qytetarët

Kryeministri Rama po mban fjalën e tij në OKB, në New York. E ka nisur me luftën në Ukrainë për të vënë theksin pastaj tek siguria kibernetike dhe sulmi që pësoi Shqipëria nga Irani.
"Do doja t`i kërkoja asamblesë të përqendronte vëmendjen në një tjetër çështje thelbësore për ndikimin e jashtëzakonshëm mbi paqen e sigurinë që është siguria kibernetike. Ditët e sotme teknologjia është pjesë e pandarë e jetës tonë. Në Shqipëri 95% e shërbimeve për qytetarët ofrohen online, duke kursyen kohën, energjinë dhe përmisëruar cilësinë duke qenë instrumentet më të mira për të eliminuar korrupsionin endemik. Vitin e kaluar Shqipëria qe objekt i një sulmi kibernetik të paprovokuar të një sulmi kibernetik. E gjithë infrastruktura qeveritare u gjend nën një sulm të bashkërenduar me synimin e qartë për ta shkatërruar atë dhe për të vjedhur të dhëna, duke krijuar kaos dhe për të nxitur tensione në vend. Një hetim i gjatë ka konfirmuar që silmi kibernetik që donte të paralizonte një vend sovran, ishte një agresion i sponsorizuar i sponsorizuar dhe orkestruar nga Republika Islamike e Iranit.
Qeveria nuk pati asnjë zgjidhje tjetër, por vetëm të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Shpresojmë që kjo masë ekstreme do të jetë shembull parandalues për dikë që sponsorizon veprime të tilla. I bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit të përqendrohet më seriozisht tek siguria kibernetike dhe të ndihmojë shtetet për të krijuar më rezistencë", tha Rama.