Firmoset marrëveshja për Portin turistik të Durrësit

E Hënë 30 Janar 2023, 11:40
TiranaPost
Është firmosur sot marrëveshja për nisjen e punës për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit.
Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në ceremoni tha se kjo kontratë do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Do sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik dhe si konkurrent në tregun ndërkombëtar që do ofrojë jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshme, por edhe punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguara për shumëkënd që do të punojë që ta shohë të ardhmen jashtë vendit dhe do sjellë në vend njerëz për të punuar këtu”, tha Rama.