Financimet ruse në PD/ Gjiknuri: Rasti për të marrë shembull sesi ne partitë politikë s’duhet të përfshihemi në këto financime
Ambasadorja Yuri Kim mblodhi në KQZ sot në një takim disa deputetë të opozitës dhe maxhorancës. Shkak ishte shqetësimi mbi financimet në fushatat zgjedhore. Takimi erdhi një ditë pasi mediat ndërkombëtare CNN dhe BÇ shkruanin se disa parti politike janë financuar nga qeveria ruse, mes tyre edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, në zgjedhjet e 2017. Pas takimit, Damian Gjiknuri tha:
“Jemi të angazhuar ndaj çdo lloj akti që tashmë disa prej tyre janë bërë publike, siç është ai i Komunitetit të Inteligjencës. Duhet të marrim shembull se si ne partitë politike të mos përfshihemi në këto financime. Këto janë gjera teknike që do i bëjmë në vijim. Do të forcohen dispozitat për fushatën zgjedhore. Fokusi ishte shqetësimi që kanë aleati jonë, SHBA për përfshirjen e influencave të huaja, kryesisht ruse, në partitë politike, por dhe organizmave mediatike. Nuk ishte biseda teknike, apo masat që do merren. U transmetua shqetësimi që u nis nga raporti i fundit. Këto shqetësime janë reale që këto gjëra mos të përsëriten në të ardhmen”, tha Gjiknuri.