Festonin me muzikë dhe alkool në hotel fundin e misionit, 10 mjekë shqiptarë gjobiten nga policia italiane

Lajmi është dhënë nga mediat italiane. S’dimë nëse ka ekzagjerim apo historia është fije për pe kështu. Nëse do të jetë e vërtetë sigurisht që kjo e plagos gjithë aksionin dhe imazhin e grupin të mjekëve që shkoi me aq shumë bujë e bëri për vete Italinë.
“Një festë për përfundimin e misionit italian, duke pirë birrë dhe duke dëgjuar muzikë në dhomën e tyre të hotelit. Kjo ishte e mjaftueshme për të shtyrë pronarin e hotelit në Brescia, ku ishte vendosur kontigjenti i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, për të thirrur policinë. Kështu që grupi i specialistëve shqiptarë, të cilët duhet të kthehen sot në Tiranë pas një muaji të kaluar krye të detyrës, u gjobit nga policia deri në 500 euro. Po, sepse në kohën e koronavirusit, një festë e këtij lloji nuk duhet të organizohet, madje as midis mjekëve dhe infermierëve që erdhën në Itali për të na ndihmuar”, shkruan media italiane “Il Giorno”.
Sipas të njëjtës media, mjekët ishin mbledhur në një nga dhomat e hotelit, për të festuar fundin e misionit dhe rikthimin në atdhe. Dikush prej mjekëve reagoi keq, duke shprehur habi për atë që po ndodhte. Policia po e heton këtë fakt.
"Ne duhet të sqarojmë se çfarë ndodhi mbrëmë dhe kushdo që ka përgjegjësi do të duhet të përgjigjet për të," tha Gianpaolo Natali, këshilltar i Fratelli d'Italia në komunën e Brescia, i cili këtë mëngjes u mor me raportin e 10 personave nga ekipi shëndetësor shqiptar.
"Nuk do të hyj në meritat e ndërhyrjes policore, por këta njerëz mbërritën në Itali me mandatin e kryeministrit të tyre për të na ndihmuar në një nga momentet më të errëta me spitalet e palosura nga Covid. Tani ata do të kthehen në Shqipëri me një denoncim për fyerje dhe 9 gjobat prej 500 euro. Ne duam të kuptojmë se çfarë ndodhi mbrëmë në hotel dhe nëse ka përgjegjës për ata që kanë kryer operacionin. Në këtë kuptim do të kërkojmë që çështja të diskutohet në parlament”./ Burimi Il Giorno