Aktualitet

FDA-ja amerikane u kërkon shteteve të ndalojnë përdorimin e Johnson & Johnson

FDA-ja amerikane u kërkon shteteve të ndalojnë përdorimin e

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA u bën thirrje shteteve të ndalin përkohësisht përdorimin e vaksinës anti-Covid Johnson & Johnson pasi gjashtë persona në SHBA pësuan një lloj të rrallë të mpiksjes së gjakut. Në njoftimin e bërë publik, FDA thotë se kërkesa lidhet me kujdesin ndaj shëndetit dhe se efekte të padëshiruara të vaksinës po shihen tek një pjesë e vogël e atyre që kanë bërë vaksinën.

FDA:

"Siguria e vaksinave të COVID-19 është një përparësi kryesore për qeverinë federale dhe ne i marrim shumë seriozisht të gjitha raportet e problemeve shëndetësore pas vaksinimit. Njerëzit që kanë bërë vaksinën J&J dhe kanë këto simptoma brenda tre javësh nga vaksinimi, si dhimbje të forta koke, dhimbje barku, dhimbje në këmbë ose gulçim duhet të kontaktojnë mjekun ose shërbimin e kujdesit shëndetësor".

FDA-ja amerikane u kërkon shteteve të ndalojnë përdorimin e

CDC do të mbledhë nesër Komitetin Këshillëdhënës për Praktikat e Imunizimit për të shqyrtuar më hollësi rastet.

Kur J&J dorëzoi të dhënat ndaj vaksinave Covid në FDA në muajin Shkurt, nuk u identifikuan shqetësime specifike. FDA thotë se në atë kohë efektet anësore më të zakonshme të raportuara ishin dhimbja e kokës dhe lodhja, e ndjekur nga dhimbjet e muskujve, të përzierat dhe temperatura.

Vaksina Johnson & Johnson është më e lirë se dy vaksinat e tjera që po përdoren në SHBA dhe po ashtu mund të ruhet në frigoriferë normalë dhe jo në temperatura ultra të ftohta. Kjo vaksinë prodhohet nga firma belge, Janssen.

Sipas studimeve, vaksina është 66 % efektive ndaj sëmundjes COVID-19.

FDA-ja amerikane u kërkon shteteve të ndalojnë përdorimin e

*Tiranapost.al.