Aktualitet

Bënë ndryshime në tabelën e rezultatit, policia arreston 6 numëruesit e votave në Elbasan

Bënë ndryshime në tabelën e rezultatit, policia arreston 6

Gjashtë numërues votash, në zgjedhjet e 25 prillit, janë vënë në pranga nga policia me kërkesë të prokurorisë. Pas një hetimi u verifikua se numëruesit kishin rënë dakord me njëri tjetrin për të ndryshuar në tabelë rezultatin e votave, për të favorizuar kandidatë të caktuar.

Ata ishin përfaqësues të tre partive politike, PS, PD dhe LSI.

Nën akuzën për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, janë vënë në pranga:

Erald Karriqi, 35 vjeç, banues në Përrenjas

Ylli Kuka, 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Përrenjas;

Durim Alla, 49 vjeç, banues në Përrenjas;

Erjon Dashi, 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Përrenjas;

Mili Vasku, 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Përrenjas;

Olgert Alla, 40 vjeç, banues në Përrenjas.