‘Çfarë trishtimi!’ Rama mesazh lamtumire për David Sassoli-n

E Martë 11 Janar 2022, 08:57
TiranaPost
Kryeministri Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një foto dhe një mesazh lamtumire për mikun e tij dhe të Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli-n.
“Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte...
Addio caro David, riposa in pace”, shkruan Rama.
David Sassoli u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të marte, pas dy javëve i shtruar në një spital për shkak të problemeve me sistemin imunitar.
Ai ishte 65-vjeç.