Aktualitet

Çfarë po ndodh me BE? Edi Rama: Kanë strategji të paqartë për Covax dhe nuk mund të prisnim pafund

Çfarë po ndodh me BE? Edi Rama: Kanë strategji të

“Strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga BE për tu investuar në skemën e Covax ka rezultuar të jetë ende sot një drejtim i papërcaktuar në kohë”.

Kështu u shpreh sot në një dalje për mediat kryeministri Edi Rama, teksa shtoi se pavarsisht angazhimit me Covax të Shqipërisë dhe vendeve të tjera nëse do qëndronim në pritje do ishim akoma duke pritur dhe nuk dihej edhe sa do prisnim.

“Pavarësisht angazhimit me Covax të Shqipërisë dhe vendeve të tjera nëse do qëndronim në pritje do ishim akoma duke pritur dhe nuk dihej edhe sa do prisnim. Ne ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejt Pfizerin dhe të hapim një kanal dhe njëkohësisht kemi hapur katër kanale të tjera në katër vende dhe vaksinimi që fillojmë sot. Në momentin që BE ka vendosur të mendojë vetëm për veten e vet, për vendet anëtare që të ndërtojë procese vaksinimi me vendet jo anëtare në rrugë bilaterale. Ka procese ku një vend X ka në dispozicion vaksina sepse nuk i përdor dot përnjëherë. Për fat të mirë nuk ka negociata mbi çmimin është i njëjtë për të gjithë. Ka negociata kur veprohet në këmbim kur një X vend i garanton me shkëmbim vaksinat. Në momentin që vendi i parë i merr dozat në një moment dhe i kthen në një moment të dytë, është si një lloj burse por nuk lëviz çmimi. Ky është fakt i efektshmërisë sonë diplomatike për të bërë atë që duam duke shfrytëzuar aftësinë tonë për të influencuar në marrëdhënie të caktuara por edhe respektin tek partnerët tanë. Ky është fakt”, tha Rama .