Aktualitet

Çfarë duhet të bëjmë në rast se gjendemi në një stuhi dëbore?

Çfarë duhet të bëjmë në rast se gjendemi në
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka publikuar një udhëzues se si duhet të veprohet në rast se gjendemi në një stuhi dëborë.

Në rast se ndodheniu në shtëpi siguroni ushqimin për familjen dhe kafshët shtëpiake për të paktën 2 javë, siguroni tubacionet e ujit të pijshëm nga ngrirja dhe mbani të hapur rrugën në oborret brenda shtëpisë.

Nëse jeni duke ecur në këmbë përdorni këpucë të rehatshme për ecje në dëborë dhe kini kujdes mos rrëshkitni nga shtresat e akullit që mund të krijohen.

Nëse po lëvizni me makinë përdorni dritat e përshtatshme që të jeni të dukshëm në rrugë, tregoni kujdes me shpejtësinë dhe frenimin e shpejtë. Mos ndaloni nëse jeni në ngjitje, pasi është e vështirë të rinisni dhe mos përdorni mjete me dy rrota.

Çfarë duhet të bëjmë në rast se gjendemi në