Çfarë duhet bërë për të shmangur më tej përhapjen e HIV. Flet epidemiologia Marjeta Dervishi
Një kronikë e bërë nga Gazetarja Brunilda Cami për Euronews tregon se rastet me HIV në vendin tonë janë rritur në 2024, në krahasim me vitin e kaluar. Në 2024 në Shqipëri janë identifikuar 119 raste të reja me HIV duke e çuar në 1844 totalin e tyre.
Mjekja epidemiologe, Marjeta Dervishi ngre shqetësimin e diagnostikimit të vonuar si dhe diagnostikimin e prindërve për shkak të ndjekjes epidemiologjike nga fëmija i infektuar para tyre.
Mjekja sqaron se sot ekziston mundësia që të testohet një grua shtatzënë, të diagnostikohet dhe të parandalohet HIV në më shumë se 99% të mundësisë së transmetimit.
“Nëse do të bënim një krahasim me vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë ne kishim 113 raste. Ka nivelin më të lartë të rasteve 35-44 vjeç e ndjekur nga grup-mosha 25-34 vjeç. Të dyja këto grupmosha bëjnë diku të 60% të rasteve. Nuk na pëlqen situata kur kemi diagnostikimin e prindërve për shkak të ndjekjes epidemiologjike nga fëmija i diagnostikuar para prindërve. Ndërkohë që sot ekziston mundësia që të testohet një grua shtatzënë, të diagnostikohet dhe të parandalohet HIV në më shumë se 99% të mundësisë së transmetimit”, u shpreh mjekja Marjeta Dervishi.