Aktualitet

Europa merr flakë: Nga Shqipëria në Spanjë, situata me zjarret dhe Greqia që po digjet me 45 gradë

Europa merr flakë: Nga Shqipëria në Spanjë, situata me
Greqi.

Jo vetëm Shqipëria, por pjesë të tjera të Europës po përballen me temperatura ekstremisht të larta që po shërbejnë si shkëndija zjarri të rrezikshme për banorët. Ndërsa në zona të tjera, zjarri vihet qëllimisht dhe arsyet i dinë ata që i vënë flakën!

Pas Turqisë, situata është tejet serioze në shtetin fqinj në Greqi. Zjarrfikësit po luftojnë flakët e furishme në pyjet pranë Athinës. Kryeministri grek Kyriakos Mitrsotakis thotë se zjarri në periferitë veriore të kryeqytetit është një ‘makth’ pasi mijëra njerëz po detyrohen të evakuohen.

Europa merr flakë: Nga Shqipëria në Spanjë, situata me

Banorët e Athinës janë këshilluar që të qëndrojnë mbyllur brenda shtëpisë, ndërsa është paralajmëruar të tregohet kujdes, në këtë valë të nxehti që në Greqi konsiderohet si më e keqja ndër dekada.

Shërbimi zjarrfikës i Greqisë shpreson të vërë flakët nën kontroll në orët e ardhshme, kryesisht në periferitë e Athinës, Varympompi dhe Tatoi me më shumë se 500 zjarrfikës në terren. Ata po ndihmohen nga nëntë helikopterë, pesë avionë, policia dhe ushtria.

"Kaluam një natë tjetër jashtëzakonisht të vështirë," tha Shefi i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias paraditen e sotme, ndërsa vizitoi një qendër koordinimi të departamentit të zjarrfikësve në zonë.

Ai tha se zjarrfikësit kishin reduktuar katër fronte aktive të zjarrit brenda natës por paralajmëroi se ka ende shumë punë për të bërë.

Në total janë 81 vatra zjarri në Greqi dhe disa prej tyre janë të vështira të shuhen, për shkak të erës së fortë, terrenit të vështirë, thatësirës dhe temperaturave përvëluese. Për shkak të situatës, qyteti i Athinës u pa sot i mbuluar nga një shtresë tymi të dëmshëm për shëndetin dhe banorët janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin dritaret.

Europa merr flakë: Nga Shqipëria në Spanjë, situata me

"Vala e të nxehtit është më e fortë sot sesa ishte dje, temperaturat janë të larta, toka është e thatë dhe era po fillon të rritet përsëri", thotë një zyrtar për Al Jazeera.

Zjarri pranë Athinës shpërtheu dje në një pyll të madh me pisha në rrëzë të malit Parnitha. Flaka u përhap nëpër pisha, dhe duke u afruar në qytetet më pranë, deri në sheshin kryesor të Varympompi, rreth 20 km (12 milje) në veri të Athinës qendrore. Nuk raportohet për viktima, por zjarri ka djegur shtëpi, dhe godina biznesesh.

"Falë Zotit që nuk kemi pasur asnjë humbje jete deri më tani," tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pasi vizitoi zonën e prekur sot, duke e quajtur situatën një makth të vërtetë. Qeveria ka njoftuar se do të sigurojë dhoma hoteli për të evakuuarit derisa ata të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre. Ashtu si zjarri në veri të Athinës, dy zjarre të tjera janë aktivizuar sot në ishullin Evia dhe në rajonin jugperëndimor të Peloponezit.

Europa merr flakë: Nga Shqipëria në Spanjë, situata me

Më shumë se 3,000 hektarë pishë dhe ullinj u dogjën nga një zjarr që shpërtheu të shtunën e kaluar pranë qytetit të Patras, 200 km në perëndim të Athinës. Por zjarri aty u vu nën kontroll dy ditë më parë.

Në fakt, Evropa po përballet me një verë të motit ekstrem, nga përmbytjet e mëdha në veri deri tek vala e madhe e nxehtësisë që ka përfshirë Mesdheun javët e fundit, duke ndezur zjarre në të gjithë rajonin. Kushtet e thata të shkaktuara nga vala e zgjatur e nxehtësisë kanë çuar temperaturat deri në 45 gradë Celsius në Athinë.

Europa merr flakë: Nga Shqipëria në Spanjë, situata me

Zjarret vdekjeprurëse kanë përfshirë ndërkohë fqinjin e Greqisë, Turqinë, për më shumë se një javë, duke u marrë jetën të paktën 8 personave, dhe me mijëra banorë të evakuuar nga shtëpitë.

Zjarret kanë shpërthyer gjithashtu në Itali, Spanjë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri ditët e fundit. Ekspertët kanë paralajmëruar se ndryshimi i klimës po rrit frekuencën dhe intensitetin e zjarreve.

Europa merr flakë: Nga Shqipëria në Spanjë, situata me

Referuar: Al Jazeera, Reuters.

*Përgatitur nga Tiranapost.al.