Erdogan në Tiranë: Morëm vendime për luftë të përbashkët kundër FETO
E Enjte 10 Tetor 2024, 15:16
TiranaPost
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se ditën e sotme në Tiranë janë marrë vendime për luftë të përbashkët kundër FETO, të cilën Turqia e cilëson organizatë terroriste.
“Me mikun time Edi Rama diskutuam edhe çështje të luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, veçanërisht kundër FETO. Shpresojmë ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste përmes vendimeve që kemi marrë sot”, tha Erdogan.