Aktualitet

Çerdhja në Durrës kthehet në vatër infeksioni: 30 fëmijë të infektuar

Çerdhja në Durrës kthehet në vatër infeksioni: 30

Përditësimi i situatës me koronavirusin publikohet nga ministria e Shëndetësisë gjatë orëve të pasdites, por mediat shkruajnë se në një çerdhe të Durrësit, në zonën e Spitallës janë konfirmuar sot 30 fëmijë të infektuar, duke e kthyer në një vatër të nxehtë infeksioni. Nuk dihet ende nëse çerdhja ka mbyllur dyert.

Në spitalin e Durrësit, të dedikuar për Covid janë të shtruar 62 persona, prej tyre 9 ndodhen në trajtim intensiv. Pjesë më e madhe e të shtruarve janë të moshuar të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Të afërm të tyre ngrejnë shqetësimin për mungesë stafi për trajtimin e tyre.

Durrësi ka 1682 të infektuar aktivë, i katërti me më shumë raste aktive, pas Tiranës, Fierit dhe Vlorës.

Ndërkaq, një ditë më parë 3 nga viktimat ishin nga Durrësi, ndërsa pati më shumë të infektuar pas Tiranës, 50 raste të reja.