Aktualitet

Epidemiologia amerikane rrëfen si e njohu burrin nga Saranda, ç'mendon për shqiptarët dhe tre këshilla përballë Covid

Epidemiologia amerikane rrëfen si e njohu burrin nga Saranda,

Epidemiologia Melissa Perry ka një lidhje të fortë me Shqipërinë. Njeriu i jetës së saj ka lindur në Shqipëri, në Sarandë dhe me të ka dy djem të rinj. Ajo ndodhet në Shqipëri dhe këtë vit shkollor dy djemtë e saj do e bëjnë këtu. Ka vizituar vendin që në vitin 1998 dhe prej asaj kohe e ka vizituar shpesh.

"Unë nuk jam shqiptare, por e kam Shqipërinë shumë thellë në zemër”, thotë ajo në një video të publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Teksa rrëfen për pandeminë që mbërtheu globin, dhe sakrificat edhe të shqiptarëve, doktoresha Perry ndan edhe këshillat e saj mbi mënyrën si mund të përballohet pandemia e Covid-19, që po vazhdon ende, jo në emër të shtetit amerikan as të Ambasadës Amerikane në Shqipëri por si një epidemiologe.

Melissa Perry

Jam Melissa Perry, profesore dhe drejtuese e Departamentit të Shëndetit Mjedisor dhe Profesional në Universitetin George Washington. Unë jam këtu në Shqipëri si pjesë e një burse të Fulbright për t’u përqendruar në shëndetin publik dhe jam një epidemiologe. Kam qenë më parë profesore në Universitetin e Harvard për 13 vjet dhe kam qenë në George Washington për më shumë se 10 vjet.

Unë në fakt kam një lidhje të gjatë me Shqipërinë. Herën e parë që kam ardhur këtu ishte në vitin 1998. Dhe e kam vizituar shumë herë që atëherë, dhe në fakt takova burrin tim që është shqiptar, ai është nga Saranda. E kam takuar atë në Boston dhe ne kemi më shumë se 20 vjet bashkë. Ne kemi dy djem, janë 13 dhe 8 vjeç dhe ata do të ndjekin shkollën në Shqipëri, gjatë gjithë vitit që do jemi këtu.

Unë kam punuar mbi Covid që në fillim dhe doja të ndaja disa pipëpamje me popullin shqiptar. Është e rëndësishme të përmend se këto pikëpamje janë të miat, ato nuk janë të qeverisë amerikane apo të Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Pikëpamjet që dua të ndaj kanë të bëjnë me pandeminë dhe me kohën e gjatë dhe të vështirë që po kalojmë. I gjithë globi ka përjetuar kaq shumë humbje dhe shqiptarët kanë sakrifikuar shumë. Unë i njoh shqiptarët, e di që ata janë zemërgjerë, i njoh ata si njerëz vertët inteligjentë, shumë punëtorë, shumë mikpritës dhe njerëz vërtet të bukur. Dhe ata meritojnë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Dhe për të arritur atje, dua të ndaj tre perspektiva, tre gjëra që të gjithë shqiptarët mund të bënin që mund ta bëjnë për të parandaluar Covid-in.

1-Duhet të vaksinoheni.

Kur më pyesin se cila është vaksina më e mirë, vaksina më e mirë është e para në të cilën mund të keni qasje. Janë të miratuara, janë të vlerësuara me kujdes dhe janë të sigurta. Kemi parë të dhëna të pavarura për të demonstruar se të gjitha vaksinat e disponueshme në Shqipëri, janë vaksina të sigurta. Prandaj merrni pak kohë për t'u vaksinuar vetë dhe gjithashtu familja juaj, për të mbrojtur të gjithë familjen tuaj nga sëmundja. Nëse vaksinoheni, keni 10 herë më pak mundësi të sëmureni nga Covid, 10 herë më pak mundësi për të shkuar në spital.

2-E dyta është se ne duhet të vazhdojmë të mbajmë maska. Është ajo që është në ndihmon të parandalojmë Covid. Rastet e Covid që po ndodhin në Shqipëri tani, mund të parandalohen duke mbajtur maskën. Pra kur jeni brenda, vendosni një maskë, kur jeni në autobus vendosni një maskë, kur jeni jashtë në ajër të hapur dhe nuk është askush përreth jush, nuk ka nevojë të mbani maskë.

3-Dhe në fund, nëse nuk ndiheni mirë, qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi nëse dyshoni se mund të jeni ekspozuar ndaj dikujt me Covid, mund të testoheni. Nëse rezulton pozitiv, qëndroni në shtëpi, karantinohuni dhe parandalonin infektimin e të tjerëve. Dhe në fund do doja të thoja se: Unë nuk jam shqiptare, por e kam Shqipërinë shumë thellë në zemër.

*Tiranapost.al.