Aktualitet

Epidemiologu Alimehmeti: Pfizer dhe Moderna kanë treguar vetëm anën shkëlqyese të medaljes

Epidemiologu Alimehmeti: Pfizer dhe Moderna kanë treguar vetëm

Vaksinat e Pfizer dhe Moderna kundër koronavirusit kanë rritur shpresat se pandemisë mund ti vijë fundi së shpejti dhe se pranvera që vjen do na gjejë në normalitetin që kishim para Covid-19.

Por epidemiologu Ilir Alimehmeti i cili publikon të dhëna referuar studimeve ndërkombëtare thotë se dy firmat, në publikimet mediatike kanë ofruar me të madhe vetëm pjesën shkëlqyese të medaljes, efektin relativ.

Çfarë do të thotë kjo? Epidemiologu e sqaron si më poshtë ku në fund thotë: Jo më kot, Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së u shpreh se “…vetëm vaksina nuk mjafton…”!

 “Nuk është ar çdo gjë që shkëlqen!”
Proverb

? Miqtë e mi, shprehjes së mësipërme nuk i shpëtojnë dot as vaksinat kundër SARS-CoV-2.

? Në publikimet e tyre mediatike, të dyja firmat (Pfizer dhe Moderna) kanë ofruar me të madhe vetëm pjesën shkëlqyese të medaljes, efektin relativ.

? Në fakt, për popullatën dhe mjekët, efekti i rëndësishëm është ai absolut.

? Le ta përllogarisim së bashku për ta pasur kuadrin më të qartë.

? Do të marrim fillimisht rastin e vaksinës së Pfizer, pasi ka dhënë shifrat më të larta dhe deklaron se praktikisht është në përfundim të fazës së tretë klinike, ndërkohë që të dhënat e Modernës janë vetëm paraprake.

? Të dhënat e deklaruara nga Pfizer (linku është në publikimet e mëparshme):
? ~22.000 pacientë të vaksinuar;
? 8 raste infektimi në periudhën e vëzhgimit;
? 1 rast infektimi në gjendje të rëndë.
? ~22.000 pacientë të pavaksinuar (placebo);
? 152 raste infektimi në periudhën e vëzhgimit;
? 7 raste infektimi në gjendje të rëndë.
? EFEKTIVITETI I DEKLARUAR = 95%

? Në krahun e vaksinuar raporti i të infektuarve (attack rate) është:
? 8 / 22.000 = 0.000364 = 0.0364%
? Në krahun e pavaksinuar raporti i të infektuarve (attack rate) është:
? 152 / 22.000 = 0.006909 = 0.6909%

Risku relativ (RR – relative risk) i vaksinimit:
? RR = 0.000364 / 0.006909 = 0.053 = 5.3%
Efektiviteti i vaksinimit:
? 100% - 5.3% = 94.7% (deklarimi i rrumbullakosur është 95%)

? Por shifra që na intereson më shumë të gjithëve është NNV (number needed to vaccinate).
Sqarim:
(NNV është numri i personave që duhen vaksinuar në mënyrë që të evitohet një infektim i vetëm.)

? Së pari përllogarisim diferencën e riskut (RD – risk difference):
? 0.006909 – 0.000364 = 0.006545 = 0.6545%

? Pra, secilit nga ne na ulet risku i infektimit me 0.6545% (rrumbullakosur 0.7%) nëse vaksinohemi, ose e thënë e ndryshe kemi mundësi të infektohemi 99.3455% (rrumbullakosur 99.3%).

? NNV = 1 / 0.006545 = 152.79 (rrumbullakosur 153).

Pra:
? Duhen vaksinuar 153 vetë që të evitojmë 1 infektim të vetëm nga SARS-CoV-2. (Pfizer)

? Po të përsërisim të njëjtat llogari për rastet e rënda gjejmë se:
? Duhen vaksinuar 3663 vetë që të evitojmë 1 infektim të vetëm të rëndë nga SARS-CoV-2. (Pfizer)

? Po të përsërisim llogaritë për të dhënat paraprake të Modernës (8 raste në krahun e vaksinuar dhe asnjë i rëndë, dhe 86 raste në krahun e pavaksinuar me 11 raste të rënda) që është studiuar mbi 30.000 persona gjejmë se:
? Duhen vaksinuar 176 vetë që të evitojmë 1 infektim të vetëm nga SARS-CoV-2. (Moderna)
? Duhen vaksinuar 1364 vetë që të evitojmë 1 infektim të vetëm të rëndë nga SARS-CoV-2. (Moderna)

Kjo është situata e deritanishme e vaksinave.

KUJDES:
Nguti i madh i raportimit të të dhënave në media dhe jo në organe zyrtare dëmton saktësinë e raportimit përfundimtar zyrtar për disa arsye:
? Së pari, periudha e studimit nuk ka përfunduar dhe, mendohet/shpresohet, se këto shifra do të jenë më të favorshme në përfundim.
? Së dyti, rastet e rënda duan disa ditë/javë për t’u zhvilluar dhe kërkuesit thjesht nuk e kanë pritur këtë kohë.
? Së treti, nevojiten të paktën 2 muaj ndjekje klinike për të dhënat mbi sigurinë përpara se të aplikohet në FDA për marrjen e autorizimit të emergjencës.

Pra, si gjithmonë monedha ka dy anë, të cilat janë pjesë përbërëse e të njëjtës monedhë.

? Dhënia vetëm e vlerës së efektivitetit (vlerë e vërtetë) ka pasur vetëm efekt mediatik dhe në bursa. Kaq!

? Dhënia e vlerës së NNV ka vlerë në shëndetin publik.

? Jo më kot, Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së u shpreh se “…vetëm vaksina nuk mjafton…”!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

*Tiranapost.al.