Akuzohet për shpërdorim detyre. Padia për Xhelal Mziun është dorëzuar në SPAK nga kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli. Ai pretendon se Mziu ka dhënë një leje të jashtëligjshme për ndërtimin e një thertoreje në Laknas, në kohën kur ai ishte kryebashkiak.
Sipas Rakip Sulit, Mziu i PD ka shpërdoruar detyrën. Xhelal Mziu nuk kandidoi në zgjedhjet e kaluara lokale pas bojkotit të PD-së për të marrë pjesë në zgjedhje.
Ai është caktuar drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Dibrës.

Rakip Suli dhe Xhelal Mziu
*Tiranapost.al.