Aktualitet

Emigrantët shqiptarë thirrje qeverisë greke: Lehtësoni lëvizjen nga Kakavija, duam të votojmë

Emigrantët shqiptarë thirrje qeverisë greke: Lehtësoni

Emigrantët shqiptarë në Greqi kërkojnë nga qeveria greke që të lehtësohet qarkullimi i lëvizjes së tyre në pikën kufitare të Kakavijës për shkak të zgjedhjeve. Përmes Ogranizatës së minoritarëve grekë dhe emigrantëve shqiptarë, qeverisë i është dërguar një letër me këtë kërkesë.

Media greke Epiruspost.gr shkruan se ata kërkojnë që para kësaj fundjave të caktohen kushtet përkatëse që votuesit të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Shqipërisë pa hasur pengesa dhe të votojnë në zgjedhjet e të dielës.

Deri më tani nuk ka pasur reagim nga qeveria greke. Zgjedhjet e 25 Prillit janë vetëm 6 ditë larg.

Emigrantët shqiptarë thirrje qeverisë greke: Lehtësoni

Ndërkaq, sot autoritetet greke vëndosën të shtyjnë sërish afatin e hapjes së pikës kufitare të Kapshticës. Kufiri do jetë i bllokuar deri në datën 26 Prill. Deri në këtë datë nuk lejohen kalimet përmes kësaj pike kufitare drejt territorit grek, ndërsa do të lejohen të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Greqia për në Shqipëri. Kufiri do të jetë i hapur nga 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve që vijnë nga Greqia.

*Tiranapost.al.