Aktualitet

Eksperti i gjuhës së trupit zbërthen sjelljen e Princit Harry me vëllain William: Sa për kamera apo e vërtetë?

Eksperti i gjuhës së trupit zbërthen sjelljen e Princit Harry me

Ribashkimi i Princit Harry me vëllain e tij, princin William ishte një moment i mirëfilltë uniteti dhe jo diçka e sajuar për kamerat. Këtë thotë eksperti i gjuhës së trupit, Judi James, pasi dy vëllezërit u bashkuan për funeralin e gjyshit të tyre Princin Philip.

Eksperti i gjuhës së trupit zbërthen sjelljen e Princit Harry me

Eksperti i gjuhës së trupit zbërthen sjelljen e Princit Harry me

Dy vëllezërit u larguan nga Windsor Castle duke ecur krah për krah. Ata ishin pranë njëri tjetrit për herë të parë pas më shumë se një viti, pasi Princi Harry së bashku me Meghan bënë deklaratën shokuese për Oprah Winfrey duke thënë se një person nga familja mbretërore kishte shprehur shqetësim për ngjyrën e lëkurës së djalit Archie para se të vinte në jetë.

Eksperti i gjuhës së trupit zbërthen sjelljen e Princit Harry me

Eksperti i gjuhës së trupit zbërthen sjelljen e Princit Harry me

Megjithatë eksperti i gjuhës së trupit thotë se për të dy ishte një moment rilidhjeje shpirtërore. Kamerat kapën princin Harry duke iu afruar princit Willam dhe Kate, ndërsa dukesha largohet për t'i lënë të dy vetëm në bisedë.

‘Pas disa sekondash nga ajo që dukej si bisedë e natyrshme Kate i la të dy vëllezërit duke ecur e duke folur vetëm. Dukej si një moment i mirëfilltë uniteti dhe jo diçka e trilluar për kamerat.’

Harry dhe William në fillim të mbërritjes në ceremoni nuk ishn bashkë. Më pas ato u bashkuan në dalje. Burime nga familja mbretërore thonë se vëllezërit donin të kalonin kohë së bashku si një familje e vërtetë, ndërsa lanë mosmarrëveshjet e tyre mënjanë në nderim të Princit.

Sipas ekspertit, pavarësisht përlasjeve dhe mërive, koha duket se i shëron të gjitha plagët: Ka ndodhur vërtet me dy vëllezërit?

*Tiranapost.al