Ekipi i Sky Sports Center në Palasë shpëton nga mbytja çiftin çek bashkë me vajzën 6-vjeçare Teresa

E Mërkurë 6 Korrik 2022, 20:14
TiranaPost
Kishin dalë për shëtitje me kanoe, por dallgët e mëdha dhe era e fortë i lanë për orë të tëra, afro 3.5 milje në det të hapur pa mundësi shpëtimi.
Çifti çek së bashkë me vajzën e tyre 6 vjeçare Teresa vendosën pas 3 orësh të kërkojnë ndihmë dhe ekipi i Sky Sports Center në Palasë ka shpëtuar për mrekulli turistët.
“U nisëm me mjetet tona, sepse Policia vononte rreth dy orë të vinte nga Himara me rojën bregdetare,” u shprehën pjesëtarët e ekipit të Sky Sport për TiranaPost.
Ekipi i Sky Sports ka dërguar dhe video nga momenti kur gjejnë në det familjen çeke, duke e imbarkuar më pas në mjetin e tyre.
Falë ndihmës së dhënë, turistët mbërritën në breg.