Aktualitet

Edi Rama: Kokëfortësia ime, i ka bërë mirë Shqipërisë

Edi Rama: Kokëfortësia ime, i ka bërë mirë

Në një intervistë për botuesen e Neësbomb, gazetaren Anila Basha kryeministri Rama ka folur për reformat, ekonominë, kullat e larta, por edhe për diplomacinë, ngërçin në marrëdhëniet me Greqinë, apo “marrëdhënien pa maska” siç e konsideron atë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Çfarë kam bërë në arenën ndërkombëtare ma ka frymëzuar krenaria ime prej shqiptari kokëfortë dhe jam i lumtur që i ka bërë mirë Shqipërisë, e cila nga një karikaturë mediatike ndërkombëtare, po kthehet në një brand të ri ndërkombëtar”, thotë Rama në intervistë.

Intervistë do të jetë në numrin e ri të revistës Neësbomb.al, që do të dalë në treg në 20 shkurt.