Po vijojnë punimet për Lungomaren e Durrësit. Faza e parë përfundon në qershor. Kështu ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook teksa ka inspektuar punimet.
“Me Anin, kryetaren e palodhur të bashkisë dhe skuadrën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për të ndjekur nga afër ecurinë e projektit të madh të Lungomares së Plazhit të Durrësit, ku po punohet për fazën e parë prej 2km, e cila do të duhet të përfundojë në qershor, ndërkohë qe paralelisht po finalizohet edhe projektit i zgjerimit të konsiderueshëm nga deti të sipërfaqes ranore, që do të nisë nga zbatimi në fund të sezonit turistik, së bashku me segmentin tjetër të Lungomares prej 1km, ku plazhi do të lidhet me Portin e Ri Turistik”, shkruan kryeministri.