Aktualitet

Edhe Berati do të strehojë refugjatët afganë! Bashkia nis përgatitjet

Edhe Berati do të strehojë refugjatët afganë! Bashkia nis

Pas njoftimit se qindra afganët që do të strehohen përkohësisht në vendin tonë deri në mbylljen e procedurave për marrjen e vizës amerikane, do të akomodoheshin në Tiranë dhe Durrës, raportohet se edhe në Berat do të mirëpriten disa prej tyre.

Sipas informacioneve paraprake, Bashkia e Beratit po përgatit ambjente për të pritur 200—300 prej refugjatëve që po arratisen nga pushtimi taleban i vendit të tyre.

Kujtojmë se ata pritej të kishin mbërritur ditën e djeshme, por situata e paqartë dhe dinamike në Kabul bën që oraret e fluturimeve të mos jenë fikse. Në Rinas është ngritur qendra e pritjes ku do të bëhet evaluim shëndetësor dhe psikologjik i të gjithë atyre që do të mbërrijnë në vendin tonë.

Tiranapost.al