Edukatoret panë diçka që nuk shkonte, por në spital fëmija dy vjeç ndërron jetë! Nuk dihen shkaqet

E Hënë 11 Shtator 2023, 13:18
TiranaPost
Një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin e Burrelit.
I mituri ka shfaqur probleme në çerdhe dhe është dërguar me urgjencë në spital nga dy edukatoret, por nuk ka mbijetuar.
Njoftimi I Policisë:
Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.